Transmetuar më 11-08-2019, 19:10

Edhe pse nuk është pjesë e televizionit apo medias, Genta vijon të jetë në qendër të vëmendjes.

Ish-banorja e Big Brother Genta Gjalpi, është një ndër personazhet më të komentuar në vend.

Shpeshherë ajo është në qendër të vëmendjes së mediave rozë për shkak të postimeve provokuese.

Së fundmi Genta ka postuar një foto nga pishina ku shfaqet bashkë me mikun e saj më të ngushtë, menaxherin Xhani Demika të cilin e ka plakur me aplikacionin e famshëm që përdorën VIP-at.

Genta me humor shkruan se ky është plaku që i pagon pushimet dhe se ai është ndër biznesmenët më të fuqishëm.

"Zbulohet plaku qe i i pagon pushimet Gentes. Ai quhet Xhemal Demika , kur ishte i ri ka punuar menaxher kengetaresh, ndersa tani ai eshte nje nder biznesmenet me te fuqishem te naftes ne Ballsh", shkruan Genta.

Ndërsa në foton e rradhës Genat ka kthyer veten në të moshuar ku shkruan: "Sa jane shtuar keta meshkujt qe shkojne me plaka papapapalla".