Transmetuar më 11-08-2019, 20:20

Oriola Marashi cilësohet si një nga modelet më seksi në Shqipëri.

Ish-anëtarja e OTR po vazhdon të “tronditë” rrjetin me fotot e saj, që me ardhjen e verës janë bërë më të nxehta.

Këtë herë, Oriola ka pozuar një foto në bregdet por ndjekësit e saj janë kapur me gishtat e këmbës, që duket se nuk i pëlqejnë aspak.

E veshur me bikini të kuqe, Oriola Marashi si rrallëherë ka ekspozuar gishtërinjt e këmbës të plota dhe pa sandale.

Komentet kanë qenë fyese në drejtim të saj.

“Këto gishtat e kembes katastrof,”- shkruan një ndjekës.

“Gishtat më të mëdhenj se shala jote zemër”– vijon një tjetër.

Oriola i ka kthyer këtë përgjigje: “Po normal oj zemër 41 palla kembes”./a.k/noa.al/