Transmetuar më 11-08-2019, 20:35
Përfshihet nga flakët një automjet në Fier.
Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Hoxharës.
Automjeti tip BMW me targa AA 626 VN ka marrë flakë në lëvizje.
Dyshimet e para flasin për shkëndijë elektrike.
Automjeti është në pronësi të shtetasit Aristir Malo, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.
Ndërkohë automjeti është shkrumbuar plotësisht.
Po hetohet rasti në fjalë nga organet përkatëse./a.k/noa.al/