Transmetuar më 11-08-2019, 22:31

Së fundmi moderatorja shumë e dashur për publikun, Amarda Toska tërhoqi shumë vëmendjen me fotot nga pushimet në Turqi duke u shfaqur si gjithnjë në super formë me rrobabanjo.

Pas pushimeve, Ami është rikthyer në Shqipëri dhe menjëherë ka nisur punën dhe xhirimet për projektin e saj të ri.

Me anë të një postimi në Instagram, Ami ka zbuluar se ka filluar puna për edicionin e gjashtë të programit “Lufta e nuseve”.

“Lufta e Nuseve ne intensitetin e saj te plote ne kete sezon te mbushur me dasma! Do jete nje sezon edhe me i bukur se gjithe te tjeret”, shkruan Ami.

Puna dhe xhirimet për një tjetër edicionka nisur, ndersa mbetet të presim edhe pak kohë për të parë sërish në ekran Amin me “Lufta e Nuseve”.