Transmetuar më 12-08-2019, 07:58

Një djalë i ri në Fier, është gjetur i pajetë në një kanal, teksa është konstatuar me një plagë në trup.

Rreth orës 07:00 të kësaj të hëne, në vendin e quajtur “Kthesa e Hamilit” është gjetur pa shenja jete 23-vjeçari Florian Selimi.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se i riu ka ndërruar jetë si pasojë e plagës së marrë nga goditja me thikë, dyshohet gjatë një konflikti.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.

Po ashtu policia ka shoqëruar disa persona dhe po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit, teksa dyshimi kryesor është ai i vrasjes.

Ndërkohë pranë kanalit ku u gjet trupi i pajetë, është gjetur një makinë tip “Renault” me targa AA641EN, me kofano të hapur dhe një gomë të hequr. /a.y/noa.al