Transmetuar më 12-08-2019, 12:06

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi edhe kalendarin e plotë të sezonit 2019/2020 të Superligës.

Të gjitha skuadrat duhet të përgatiten për një tur force “alla Premier League”, pasi në tetë ditë duhet të luajnë tre sfida.

Qeveria e futbollit në vend dhe sektori i garave ka përcaktuar se tre javët e para të kampionatit elitar që do të nisë topin e parë më 24 gusht të mbyllen më 1 shtator.

Më shumë se të gjithë nuk duhet të jenë të lumtur dy nga pretendentët e edicionit të ri, Partizani dhe Kukësi.

Ngarkesa e tyre do të jetë akoma më e madhe, pasi kampionët në fuqi të Superligës dhe nënkampionët e saj do të përballen mes tyre më 18 gusht për finalen e Superkupës së Shqipërisë.

Pra, këto dy skuadra kanë në axhendën e tyre katër ndeshje në dy javët e para të sezonit të ri të futbollit elitar në vend.