Transmetuar më 12-08-2019, 13:00

Një shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Itali, teksa i ka dalë trenit përpara.

“E pashë të dilte papritur përpara, njëlloj si të më priste dhe nuk kisha mundësi që të bëja asgjë për ta shmangur”.

Ishte dëshmia e mashinistit të trenit ajo që zbardhi dinamikën e aksidentit të ndodhur mëngjesin e sotëm në linjën hekurudhore Brescia-Parma, në zonën Cremona, ku humbi jetën një grua.

Dëshmia e mashinistit u provua edhe nga pozicioni i trupit të viktimës.

Mësohet se viktima është një grua shqiptare, e cila ishte në gjendje të paqëndrueshme psikologjike. /a.y/noa.al