Transmetuar më 12-08-2019, 13:37
Foto ilustruese

Një person i shpallur në kërkim për kanosje dhe armëmbajtje pa leje është vënë në prangat e policisë së Bulqizës, gjatë kësaj të diele.

Kështu u vu në pranga 42-vjeçari B.O., banues në Laç.

I dyshuari akuzohet se më 24 prill 2018, në fshatin Mishter, Klos, ka kanosur me armë shtetasin A.H., i cili pak kohë më vonë ka vrarë veten.

Në ngarkim të 42-vjeçarit Gjykata e Matit ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për veprat penale të “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” dhe “Kanosja”

Gjithashtu po në ngarkim të tij, Gjykata e Kurbinit, ka vendosur si masë sigurimi “Arrest në burg”, për të njëjtat vepra penale, pasi më datë 3 gusht 2019, në aksin rrugor Milot-Laç, ka kanosur me armë një shtetas, duke i dëmtuar gomat e automjetit.

Në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës. /a.y/noa.al