Ekzekutimi i “ushtarit” të Met Kananit, gjendet një makinë e djegur
Transmetuar më 12-08-2019, 13:52

Gjendet një makinë e djegur te mbikalimi i Rrëshenit, rreth dy orë pas atentatit mafioz të ditës së sotme, ku u ekzekutua me armë zjarri 48-vjeçari Armando Gjini, i njohur ndryshe edhe si Tonin Gjini.

Dyshohet se makina e djegur, mund të jetë përdorur nga atentatorët për tu larguar.

Krimi i rëndë ndodhi rreth orës 11:30 të kësaj të hëne, pranë katedrales së qytetit të Rrëshenit, teksa viktima u qëllua me armë zjarri, ndërsa ndodhej në makinë bashkë me dy fëmijët e mitur.

Gjithçka ndodhi teksa gruaja e viktimës kishte ndaluar në një market, teksa atentatorët kanë përfituar nga ky moment për të ekzekutuar shënjestrën, por fatmirësisht pa lënduar fëmijët.

Edhe tre muaj më parë Gjinit iu bë një atentat i dështuar, kur në sediljen e automjetit pikasi një pako me eksploziv, teksa po çonte fëmijët në shkollë.

Por ndërhyrja e policisë parandaloi ngjarjen e rëndë. Armando Gjini njihej edhe si “ushtar” i Met Kananit, pjesë e grupit që trafikonte lëndë narkotike, nga Shqipëria drejt Turqisë.

Ai u arrestua në 12 maj 2018 në kuadër të operacionit të koduar “Precizioni”, si pjesë e grupit të “baronit të drogës” Met Kanabni, për tu liruar pak ditë më vonë. /a.y/noa.al

Vrasja në Rrëshen, viktimës 3 muaj më parë i vendosën eksploziv në makinë

Vrasje në mes të Rrëshenit, ekzekutohet me armë zjarri një person

Loading...
Loading...