Transmetuar më 12-08-2019, 14:05
Foto ilustruese
Një person ka mbetur i plagosur me thikë gjatë mesditës së sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ku i plagosur ka mbetur 38-vjeçari Vat Shpati.
Mësohet se ai është qëlluar nga dy persona, të cilët më tej janë larguar nxitimthi.
Teksa i plagosuri u dërgua në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, policia është vënë në kërkim të dyshuarve.
Konfirmohet se në kërkim janë shpalluri dy vëllezërit A.M., dhe L.M., me banim në Shkodër, ndërkohë që po hetohet zbardhja e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al