Transmetuar më 12-08-2019, 15:52

Shkon në 32 numri i personave të vdekur dhe 16 i të zhdukurve, si pasojë e tajfunit Lekima që përfshiu provincën e Kinës lindore, në Zehjiang.

Pjesa më e madhe e të vdekurve u regjistrua në zonën e Yongjia, ku shirat e rrëmbyeshëm dhe stuhitë shkaktuan edhe rrëshqitje dheu. Kjo bëri që mbi një milion persona të evakuohen.

Sipas autoriteteve lokale, tajfuni, i nënti që nga nisja e vitit, dëmtoi mbi 173 mijë hektarë të mbjella dhe 34 mijë banesa në provincën e Zhejiang.

Sa i takon dëmeve ekonomike, përllogariten rreth 2.1 miliardë dollarë, shkruan noa.al.

Tajfuni që goditi Kinën lindore fundjavën që lamë pas, po spostohet drejt veriut dhe brigjeve të provincës së Shandong, por duke e humbur fuqinë. /a.y/noa.al