Transmetuar më 12-08-2019, 16:06

Një foshnjë e sapolindur e mbështjellë me një qese plastike, u hodh në një pusetë nga një grua.

Ngjarja e rëndë ndodhi pranë qytetit të Kaithal, 200 kilometër në veri të New Delhi në Indi.

Foshnja u shpëtua nga disa qenë endacakë, të cilët e tërhoqën deri sa e nxorën, ndërsa më tej nisën që të lehnin, duke tërhequr vëmendjen e kalimtarëve, të cilët më tej lajmëruan policinë.

Gjithë skena u fiksua nga kamerat e sigurisë të instaluara në zonë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04.00 të mëngjesit të së enjtes së lënë pas, teksa vogëlushja pas shpëtimit u dërgua për mjekim në spital, shkruan noa.al.

“Peshon 1.1 kilogramë dhe gjendja e saj është e rëndë”, deklaruan mjekët. Ndërkohë lidhur me gruan që braktisi foshnjën, hetimet janë në vijim për identifikimin e saj. /a.y/noa.al