Transmetuar më 12-08-2019, 16:41
Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në Levan të Fierit.

Rreth orës 15:15 të kësaj të hëne, në afërsi të fshatit Levan, 24-vjeçari G.S., banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me motoçikletën tip “Yamaha”, pa targa.

Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, Dedë Ndoi, 65 vjeç, banues në Kryegjatë.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave.

Ndërkohë i dyshuari G.S., është shoqëruar në komisariatin e Fierit për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al