Transmetuar më 12-08-2019, 17:06

Pas vrasjeve të ndodhura ditën e sotme, asaj të 24 vjeçarit në Fier dhe 48 vjeçarit në Rrëshen, ka reaguar ish-kryeministri Sali Berisha.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha shprehet se rendi është vënë në duart e mafies dhe se vrasësit janë larguar në drejtim të kafeneve, ndërsa ende nuk janë vënë në pranga.

“Vrasjet mafioze janë ligji i narkoshtetit! 2 vrasje në 12 orë! Në 12 orë, dy vrasje të stilit mafioz, njëra në Rrëshen tjetra në Fier, rendi në duart e mafies. Vrasësit u larguan në drejtim të kafeneve.

Ministri i Brendshëm po i ën dorëzimin Ministrit të familjes Blendi …. kurse gjeneral Hashashi dhe Ardi Balilin po merren së bashku me 30 milion euro të tenderit për narkouniformat e narkoplicise. Rendi në narkoshtetin e Edvin Mafies kontrollohet nga mafia”, shkruan Berisha./b.l/noa.al/