Shqipëria, destinacioni i ri në modë, 50 mijë francezë e kanë vizituar këtë verë
Transmetuar më 12-08-2019, 19:39

Teksa gjithnjë e më shumë turistë nga Franca po vijnë në Shqipëri, televizioni francez TF1 i ka kushtuar një kronikë të zgjeruar vendit të shqiponjave që e quan destinacioni i ri i modës i kësaj vere.

televizionit, rreth 50 mijë francezë kanë zgjedhur të pushojnë në Shqipëri. Kronika vlerëzon plazhet e virgjëra, natyrën e egër dhe çmimet e lira. Ashtu si dhe media të tjera, edhe TF1 e konsideron Shqipërinë si Kroacinë e re, por paralajmëron që të mos teprohet me beton.

Në kronikë thuhet:

“Këtë vit 2019, 50,000 nga bashkatdhetarët tanë kanë zgjedhur Shqipërinë për pushimet e tyre. Është një parajsë e panjohur në Greqinë veriore, me ujëra të praruara, plazhet e egra rrëzë maleve dhe çmime të ulëta. Në të ardhmen, kjo perlë e Ballkanit së shpejti mund të bëhet Kroacia e re”.

Gazetari i TF1, Julien Cressens, ka udhëtuar drejt Qeparosë, ku ka takuar një familje franceze që ka ardhur për pushime. Ata janë nxitur për të ardhur nga ideja e plazheve që nuk janë bërë ende masive. Patriku, kryefamiljari francez thotë se është një plazh i madh dhe jo masiv. Një tjetër arsye që familja ka zgjedhur Shqipërinë janë çmimet e lira. Një vakt atyre u kushton më pak se 9 euro për person. Familja ka një hotel me pishinë dhe pamje nga deti për 80 euro në natë.

Ashtu si ata, gjithnjë e më shumë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë për të ardhur me pushime, duke arritur në 50 mijë këtë verë.

Julien ka udhëtuar dhe në Berat, për të cilin thotë se është i preferuar nga francezët.  Në qytetin që është pasuri e UNESCO ai ka takuar një çift nga Lioni, që po kalon aty mbrëmjen dhe po vizitojnë kalanë. Turisti francez që quhet Didier thotë se është i mahnitur nga arkitektura, historia dhe pasuria që ka ky qytet.

Berenger Thibaut, është francezi i parë që ka themeluar një agjenci udhëtimesh në Shqipëri, të quajtur “Vacances Albanie”. Ai po viziton një hotel të ri në breg të detit. Si gjithmonë ai inspekton gjithçka, pishinën, dhomat, banjot, përpara se t’ia propozojë klientëve. “Duke qenë se turizmi u zhvillua shumë shpejt dhe gjërat u bënë shumë shpejt dhe ndonjëherë jo në mënyrën e duhur”, thotë Thibaut.

Gazetari i TF1 e mbyll kronikën duke thënë se Shqipëria mund të bëhet shpejt Kroacia e re. Por, ai këshillon që vendi duhet t’i rezistojë betonit në mënyrë që qielli të mund të shihet lirisht./monitor/

Loading...
Loading...