Transmetuar më 12-08-2019, 21:21

Një autobus është përfshirë nga flakët në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme.

Mësohet se autobusi udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Tiranës dhe në të ndodheshin rreth 40 pasagjerë.

Situata ka shkaktuar trafikut të dendur.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi, sapo shoferi ka parë flakët në pjesën e përparme të mjetit.

Forca të Policisë, si dhe automjeti zjarrfikës me shërbim në tunelin e Kalimashit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të normalizuar situatën. Autobusi është djegur plotësisht.

Shkak për ngjarjen paraprakisht dyshohet një defekt teknik./a.k/noa.al/