Zyrtare, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare nënshkruan me skuadrën spanjolle
Transmetuar më 12-08-2019, 22:02

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare Ivan Balliu transferohet zyrtarisht te skuadra spanjolle e Almerias.

Përgjatë sezonit që vjen Balliu do të luajë në ligën e dytë spanjolle.

Ka qenë vetë mbrojtësi i Kombëtares, që nëpërmjet një njoftimi në rrjetin social “Instagram” ka bërë publik klubin e tij të ri.

27-vjeçari ishte pjesë e Metz prej 4 sezonesh, duke u shndërruar në një futbollist të rëndësishëm për skuadrën franceze.

Me Metz shqiptari u aktivizua 104 takime, teksa arriti të realizonte 1 gol.

Balliu tashmë do të rikthehet në Spanjë, pasi kujtojmë që në të kaluarën ka qenë pjesë e Gironës dhe grupmoshave të Barcelonës./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...