Transmetuar më 12-08-2019, 23:41

Një autobus është përfshirë nga flakët në aksin Kukës-Tuneli i Kalimashit, duke bllokuar lëvizjen e mjeteve.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur pasditen e sotme.

Mësohet se autobusi udhëtonte nga Prishtina në drejtim të Tiranës dhe në të ndodheshin rreth 40 pasagjerë.

Situata ka shkaktuar trafikut të dendur.

Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar, pasi kanë dalë me shpejtësi, sapo shoferi ka parë flakët në pjesën e përparme të mjetit.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook ka akuzuar shërbimin zjarrfikës se nuk ka qenë në gatishmëri.

“Merr flakë autobuzi në Rrugën e Kombit, zero gadishmëri apo shërbim zjarrëfikësish”, shkruan Berisha.

Më poshtë keni momentin e djegies së autobusot./a.k/noa.al/