Transmetuar më 13-08-2019, 10:57

Arrestohet në Greqi një person i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e komisar Artan Cukut.

I arrestuari është Kristaq Leci, 30 vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në krimin e 8 prillit të vitit 2018.

Leci akuzohet se ka njoftuar ekzekutorin me mesazh në momentin që viktima po ngjiste shkallët e pallatit.

Ai u arrestua pasditen e kësaj të hëne në Athinë, teksa ishte shpallur në kërkim.

Vrasësi i paguar i Artan Cukut u kap nga policia në 11 qershor 2017, ndërsa porositësi i krimit u arrestua në 29 dhjetor 2018 në Athinë ku pritet edhe ekstradimi drejt Shqipërisë.

I dyshuari si porositës për vrasjen e komisarit të ndjerë është arrestuar në Greqi, Bledar Jambelli, i njohur ndryshe si Rikardo Muho, 38 vjeç, lindur në Fier.

Nga hetimet rezulton se motivi i krimit lidhet me arrestimin e tij në kohën kur viktima kryente detyrën e Drejtorit të Policisë Vlorë.

Ndërkohë si vrasës me pagesë është vënë në pranga Mikel Shalari. /a.y/noa.al