Transmetuar më 13-08-2019, 11:13

Bën seks me një nxënësen e saj dhe përfundon në burg. 36-vjeçarja Lauren Coyle-Mitchell, e cila ishte e martuar, pranoi se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një nxënësen e saj 15 vjeçe, pasi e çoi në shtëpinë e saj në New Jersey, SHBA.

Gruaja pranoi fillimisht se kishte nisur të shkruante me vajzën dhe më tej pati një sërë takimesh me qëllim marrëdhëniet seksuale.

Ishin kolegët e gruas ata që bën zbulimin, duke parë raportet e papërshtatshme mes mësueses dhe nxënëses.

Gruaja dhe adoleshentja kishin kontakte të ngushta dhe gjatë një ekskursioni shkollor në qershor të vitit 2017, u vunë re veprime të papërshtatshme, duke bërë denoncimin dhe më tej nisjen e hetimeve.

Duket se vajza vuante nga anoreksia dhe mësuesja duke përfituar nga brishtësia e saj e kishte joshur nëpërmjet rrjeteve sociale.

Mësuesja u arrestua por u lirua më tej, ndërsa tentoi me çdo formë që të kontaktonte të miturën, shkruan noa.al.

Kështu ajo u arrestua, deri kur të enjten e lënë pas u dënua me 5 vite burg.

Mitchell pranoi se kishte bërë seks me nxënësen, kështu që krahas dënimit me burg u regjistrua edhe në listën e abuzuesve seksual dhe do të jetë nën mbikëqyrje gjatë gjithë jetës. /a.y/noa.al