Transmetuar më 13-08-2019, 11:32
Foto ilustruese

Një grua ka humbur jetën tragjikisht në Vlorë, si pasojë e kontaktit me korrentin.

Rreth orës 07:36 të mëngjesit të sotëm, në spitalin e Vlorës ka shkuar pa shenja jete 38-vjeçarja Irena Aliaj, banuese në Vlorë.

Nga hetimet paraprake dyshohet se gruaja ka tentuar të ndezë pompën e ujit por ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka gjetur vdekjen.

Aktualisht grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet për sqarimin e rrethanave. /a.y/noa.al