Transmetuar më 13-08-2019, 11:50

Pak fjalë dhe shumë vepra! Këtë gjë duhet të kenë menduar punëtorët e tij kur morën 1500 euro më shumë në raport me zakonisht.

Një surprizë e papritur, e cila i gjeti të befasuar dhe i lumturoi.

Shefi i kompanisë italiane Bruno Carraro, zgjodhi që t’iu dhuronte nga 200 mijë euro punonjësve të tij për ti falenderuar për punën e bërë mirë.

Kjo është rroga shtesë e shefit të tyre, për punën e mirë në kompaninë Domovit të Aviano, në Itali, shkruan noa.al.

“U lumturuan që të gjithë sigurisht, por kjo nuk është hera e parë që ndodh tek ne. Ata marrin rrogë të 13-të dhe shpërblime sipas rastit, por këto para i lumturuan në nisje të pushimeve”, tha Carraro. /a.y/noa.al