Transmetuar më 13-08-2019, 13:03

Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi, bashkë me të shoqin dhe të birin ndodhen me pushime.

Rreth tre muaj më parë solli në jetë vogëlushin Efehan dhe tashmë familja e re po shijon momentet bashkë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një portret të ëmbël familjar shoqëruar me një ikonë karameleje, teksa mban vogëlushin në krahë, ndërsa i shoqi e puth në kokë.

Bukuroshja shqiptare e cila ka nisur karrierën si aktore në Turqi ku dhe jeton prej disa vitesh është martuar me aktorin Tolgahan Sayisman.

Qysh nga lindja e vogëlushit, Almeda nuk i ka kursyer momentet e ëmbla me të birin. /a.y/noa.al