Transmetuar më 13-08-2019, 14:04
Kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri reagon pasi Partia Demokratike publikoi një dokument ditën e sotme, nëpërmjet të cilit e akuzon se është dënuar në Itali për trafik droge.
Pjetri thotë se të vërtetën e tij e deklaroi para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumente zyrtare.
“E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjencive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD. Pres me padurim vendimin e përfundimit të procesit të verifikimit të figurës nga ana e autoriteteve zyrtare shqiptare dhe italiane”, deklaron Pjetri. /a.y/noa.al
PD publikon dokumentin: Valdrin Pjetri i dënuar në Itali për trafik droge
“Valdrin Pjetri i dënuar në Itali”, Balla: Të zbardhet e vërteta! PS e ka përcaktuar vijën e kuqe