Transmetuar më 13-08-2019, 14:21

Është një lajm i cili me siguri do ju ngjallë buzëqeshjen shumë personave që e pëlqejnë çokollatën e zezë. Po, pasi çokollata e zezë nëse konsumohet rregullisht, lufton depresionin, duke e parandaluar deri në masën 70%.

Është kjo ajo q ka zbuluar një studim i University College London, i publikuar në revistën shkencore “Depression and Anxiety”.

Për kryerjen e studimit, u zhvillua një sondazh në 13626 persona, të cilët ishin marrë pjesë në studimin ‘National Health and Nutrition Examination Survey’, mes viteve 2007-2008 dhe 2013-2014.

Personat që konsumonin rregullisht çokollatë, iu kërkua që të kujtonin se çfarë kishin konsumuar në dy periudha 24 orëshe, në 10 ditë distancë nga njëra tjetra.

Kështu u vu re se kush kishte konsumuar çokollatë të zezë, ishte dukshëm më i mbrojtur nga depresioni, në raport me personat e tjerë, nga 56-70%, shkruan noa.al.

Kështu studiuesit sugjerojnë konsumin e rregullt të çokollatës së zezë, teksa ata persona që janë të prirur për tu prekur nga depresioni, por edhe ata të cilët duan të jenë në humor më të mirë. /a.y/noa.al