Transmetuar më 13-08-2019, 15:00

Në Bashkinë e Lezhës nuk do të ketë rezistence gjatë kostituimit të Këshillit Bashkiak dhe betimit të kryetarit të ri", kështu është shprehur kryetari në ikje i bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj.

Ditën e mërkurë në bashkinë e Lezhës do të konstituohet Këshilli Bashkiak si dhe do të bëjë betimin kryetari i ri i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu.

Nga ana e tij Fran Frrokaj ka deklaruar se nuk do ta presë në zyrë Ndreun për t’i dorëzuar bashkinë pasi zgjedhjet e 30 qershorit i konsideron farsë.

“Unë nuk do ta pres në zyrë për një arsye, sepse këto votime nuk ishin votime por një proces fals. Nuk më shkon në mënd të bëj protesta. Jam munduar të jem kryetar i bashkisë i të gjithë qytetarëve, të majtë e të djathtë.

Përfituesit në mënyrë jokorrekte me ligjet janë të majtët, por gjithsecili të paktën një herë kanë qenë në zyrën time dhe nuk e kam ndërmend të baltos 16 vite të punës time si kryetar bashkie dhe të nxis turma të ekzaltuara pro apo kundra atij. Dua ti uroj mbarëvajtje institucionit të bashkisë”, u shpreh Frrokaj./b.l/noa.al/