“Betejë e gjatë dhe këmbëngulëse”, Rama: Vijon goditja e aktiviteteve informale
Transmetuar më 13-08-2019, 17:46

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” disa fotografi, ku shihet se janë mbyllur disa biznese. Rama thotë se bizneset janë mbyllur, për shkak se kanë ushtruar aktivitete informale, ndërsa thekson se kjo betejë e gjatë do vazhdojë deri në arritjen e objektivit.

“#STOPINFORMALITETIT🤚. Vijojnë papushim kontrollet dhe goditjet e aktivitetit informal edhe falë qytetarëve që denoncojnë gjithnjë e më shumë🙏

Do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, por së bashku me qytetarët aktivë kjo betejë do ta arrijë se s’bën objektivin🤝”, shkruan Rama./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...