Vasili: Kryeministri i dy “i”-ve të dorëhiqet, përgjegjës për kandidimin e Valdrin Pjetrit
Transmetuar më 13-08-2019, 19:32

Për nënkryetarin e LSI-si, Petrit Vasili, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për kandidimin e Valdrin Pjetrit për kryetar bashkie të Shkodrës.

Përmes një postimi në Facebook, Vasili shprehet se Rama duhet të largohet vetë nga posti i kryeministrit, duke shtuar se ai është edhe i inkriminuar edhe ‘idiot politik’.

“Edi Rama i dy “i”-ve, i inkriminuar dhe idiot politik!! Po mor po është vetëm e vetëm dhe askush tjetër përveç Edi Ramës përgjegjës për këtë Valdrin Pjetrin. Po të kish cipë dhe turp jepte dorëheqjen Edi Rama. Po a ka cipë dhe turp Edi Rama? Jo se jo!”, shkruan Vasili.

Më tej ai shton se, “Kur Edi Rama me deficencën idiote të tij i çau dërrasat gjithë Shqipërisë me elegji për Valdrin Pjetrin, që do nxirrte Shkodrën nga drita në errësirë dhe shante opozitën a ishte po i njëjti? Çfarë i paturpi dhe deficenti, se shkollëpak dihet që është!

Edi Rama është edhe i inkriminuar edhe idiot politik kur thotë që ai vetë të rrijë dhe ky Valdrin Pjetri të iki. Për të dyja duhet të largohet Edi Rama, por edhe qoftë edhe për njërën nga të dyja del dhe tepron”./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...