Transmetuar më 14-08-2019, 07:57

Një studimi i ri nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, ka zbuluar se një femër mund të jetojë më gjatë nëse cikli menstrual i ka filluar në një moshë më të vonë.

Për këtë studim, të publikuar në revistën Menopauza, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat e 16.000 grave të cilat e kishin kaluar menopauzën.

Grave që u kishin ardhur periodat në moshën 12 vjeçare apo më vonë, kalonin në menopauzë pas moshës 50 vjeçare.

“Ekipi ynë ka zbuluar se grave që u kanë filluar menstruacionet në moshë të vonshme ishin më pak të riskuara nga probleme shëndetësore, si sëmundje koronare të zemrës.” tha autori i studimit Aladdin Shadyab, Ph.D., në një njoftim për shtyp.

Ndonëse këtë gjë nuk e kanë në dorë femrat, zbulimet e këtij studimi ishin tejet interesante./b.l/noa.al/