Dhimbje qafe? Simptomat, shkaqet dhe mënyrat kurative
Transmetuar më 14-08-2019, 08:42

Dhimbja e qafës është një inflamacion i pjesës së sipërme të shtyllës kurrizore shumë i shpeshtë sidomos në grupmoshën midis 40 dhe 60 vjeç.

Simptomat më të shpeshta janë:

Dhimbje të forta në qafë, kërcitje në duar dhe krah, dhimbje në ballë, dhimbje mbi sy, dhimbje koke, marramendje, oshëtima në veshë.

Shkaqet: jetesa e gabuar, qëndrimi ulur, pozicione të pasakta gjatë gjumit, stresi dhe tensionet emocionale.

Mënyrat kurative

1.merrni një qëndrim të mirë: nëse uleni ose qëndroni për një kohë të gjatë, duhet të keni një qëndrim që nuk ju tendos qafën

2.kryeni ushtrime të thjeshta fizike: relaksohuni dhe ngrohni muskujt ose bëni masazhe periodike nga fizioterapisti

3.përdorni dyshekë dhe jastëk të rehatshëm

4.mos qëndroni për një kohë të gjatë para PC-së, në TV, duhet të ngriheni çdo herë e më shumë.

Në rastin e dhimbjes së vazhdueshme të qafës, mjeku mund të rekomandojë analgjezikë për të zvogëluar djegien për shkak të inflamacionit. Mjetet kurative  më të synuara, me ndikimin më të lartë përfitues janë akupunktura dhe osteopatia./b.l/noa.al/

Loading...
Loading...