Edhe pse është lidhur me një vajzë, Liam ka dy fjalë për Miley-n
Transmetuar më 14-08-2019, 09:20

Sido të shkojë historia mes një çifti, gjithmonë duhet të keni respekt për njeriun me të cilin keni ndarë një pjesë të madhe të kohës suaj.

Liam mesa duket ka vendosur të lërë pas historinë e tij me Miley-n dhe dëshiron që ajo të jetë mirë, edhe pas ndarjes së tyre.

Ditën e djeshme qarkulloi një daklaratë e tij për Daily Mail Australia, ku thuhej se Liam ishte zemërthyer dhe se askush nuk e di se çfarë po kalon ai.

Mirëpo, kjo gjë siç duket nuk është e vërtetë, pasi Liam ka reaguar për herë të parë përmes një statusi në Instagram, ku shkruan:

“Përshëndetje të gjithëve. Thjesht një shënim i vogël për të thënë se unë dhe Miley jemi ndarë së fundi dhe nuk i uroj gjë tjetër asaj veç shëndetit dhe lumturisë.

Kjo është një çështje private dhe unë nuk kamë bërë dhe as do të bëj ndonjë koment për gazetarët ose mediat. Çdo citim që më atribuohet mua është fals. Paqe dhe dashuri”, shkruan Liam.

Miley Cyrus pushime dhe puthje me një vajzë në Como-s

Loading...
Loading...