Transmetuar më 14-08-2019, 09:37

Nëse jeni shtatzënë, ideja e një vere të mbushur me ushqime zgare me siguri që ju bën të djersiteni. Epo, ka një lajm të mirë për të gjitha nënat në pritje të ëmbël: moti i nxehtë mund të jetë i pakëndshëm dhe të shkaktojë lodhje tek ju, por vjen me një bollëk frutash dhe perimesh të freskëta që janë freskuese dhe që përmbajnë lëndë ushqyese thelbësore për shëndetin tuaj dhe të foshnjës që mbani në bark.

Këto janë ushqimet verore që duhet të hajë çdo grua shtatzënë:

1.Shalqiri është fruti perfekt për sezonin e verës dhe shuarjen e etjes si dhe për aftësitë e jashtëzakonshme hidratuese. Shalqiri mund të shërbejë si një vakt i shkëlqyeshëm i ndërmjetëm që do t’ju bëjë të ndjeheni freskët, kur të jetë shumë nxehtë dhe të jeni djersitur.

2.Veza e zier është një mënyrë e lehtë, më e lehta për të konsumuar proteina. Ndonjëherë një omëletë ose një vezë syze ka tendencë të ndihet më e rëndë në organizëm dhe madje mund të duket si shumë e mundimshme për tu përgatitur dhe gjëja e fundit që dëshironi të bëni është të qënroni përpara një furre të nxehtë. Vezët e ziera janë gjithashtu të gjithanshme për tu kombinuar me ushqime të tjera.

3.Kosi është një nga mënyrat më të mira për të filluar ditën. Është një ushqim me shumë vlera dhe siguron një sasi të mirë proteinash. Por është gjithashtu i shijshëm e freskues, i përkryer për muajt e nxehtë të verës.

4.Kastraveci ka një përmbajtje shumë të lartë uji dhe siguron një efekt freskues për të gjithë trupin tuaj, përfshirë edhe sytë! Nëse jeni prekur nga alergjitë dhe pagjumësia, të cilat vazhdojnë deri në fund të shtatzënisë, konsumi i kastravecit do t’ju ndihmojë shumë. Kështu që konsumojeni vetëm, në sallatë, sanduiç, ose të ndarë në copa hidheni në shishen tuaj të ujit.

5.Domatet janë një nga ushqimet kryesore të verës. Ato janë të shijshëm dhe tejet të gjithanshme. Ju mund të bëni një supë të ftohtë me to, mund t’i shtoni në sallata të ndryshme, ose t’i hani dhe vetëm me kripë. Jo vetëm që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të freskuara, por konsumimi i likopenit, një element i kuq i ndritshëm që mund të gjendet edhe te karota, mund të ndihmojë në parandalimin e djegies nga dielli.