Transmetuar më 14-08-2019, 14:18

Një person ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e temperaturave të larta në Delvinë.

Zbulimi është bërë mëngjesin e sotëm në fshatin Bjakaj të Delvinës, rreth dy kilometra larg Stjarit prej nga ishte dhe viktima.

Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune, çka shton dyshimet se mund të ketë gjetur vdekjen nga i nxehti i tepërt.

Bëhet fjalë për 66-vjeçarin Zeman Kusho, i cili prej dy ditësh ishte deklaruar i zhdukur.

Ai kishte dalë për të pirë kafe dhe nuk ishte kthyer më në banesë.

Dyshohet se temperaturat e larta të shoqëruara me komplikimet shëndetësore, i kanë marrë jetën 66-vjeçarit. /a.y/noa.al

Humbi kontaktet me familjen dy ditë më parë, gjendet i vdekur në rrugë