Transmetuar më 14-08-2019, 14:57

Një operacion i policisë së Tiranës i koduar “Peza” ka goditur një rast të armëmbajtjes pa leje, duke vënë në pranga një person.

Efektivët e policisë së komisariatit nr.6, paraditen e sotme bënë arrestimin e D. H., 47 vjeç, banues ne Ballashenj, Njësia Administrative Pezë.

Kjo pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me 8 fishekë.

Po në vijim të kontrollit, në afërsi të banesës së tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan edhe dy armë zjarri të tjera, konkretisht një automatik kallashnikov dhe një pushkë, si dhe 300 fishekë luftarakë.

Aktualisht vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të shtetasit D. H.

Ndaj të dyshuarit për ndjekje të mëtejshme i’u referuan Prokurorisë së Tiranës. /a.y/noa.al