Transmetuar më 14-08-2019, 16:07

Presidenti Ilir Meta shpreh ngushëllim për ndarjen nga jeta të regjisorit Gjergj Xhuvani.

Ai thotë se me hidhërim të thellë mësoi për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit.

Për Presidentin, ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.

“I shpreh familjes, miqve e bashkëpunëtorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!”, shkruan Meta.

Ai thotë se Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë, “I përjetshëm kujtimi i Tij!”

Gjergj Xhuvani u nda nga jeta në Romë të Italisë, ku po kurohej prej një sëmundje të rëndë. /a.y/noa.al

Arti në zi! Ndahet nga jeta regjisori Gjergj Xhuvani