Transmetuar më 14-08-2019, 16:58

Një asistente fluturimi Louise Vadebonceoeur, publikoi në profilin e saj në Instagram një video

të realizuar gjatë një udhëtimi low cost në Kanada, me anë të së cilës tregohet mënyra e duhur se si duhet zbritur nga avioni.

Në pamjet që noa.al sjell më poshtë, shihet se si pasagjerët e ulur në fund, i’u lënë radhë që të zbresin të parët, atyre që janë ulur në fillim.

Gjatë kësaj kohe, ata qëndrojnë të ulur në vendin e tyre duke pritur radhën.

“Këta burra dhe gra punojnë në një platformë nafte, por kur zbresin nga avioni më lënë pa fjalë”, shkroi Vadebonceoeur. /a.y/noa.al