Transmetuar më 14-08-2019, 17:39

Vajza 19-vjeçare e miliarderes angleze, Rachel Clacher, u gjet e vdekur në një vilë.

E reja, Josie Clacher u gjet e mbytur mëngjesin e kësaj të marte, në pishinën e vilës ku ishte duke kaluar pushimet në Majorca të Spanjës.

Ishte një fqinj që banonte pranë vilës ai që lajmëroi policinë, pasi dëgjoi ulërimat e miqve të saj që ndodheshin me të.

Ata thanë se kur ishin zgjuar e kishin gjetur Josie në pishinë të pajetë.

Pavarësisht mbërritjes së ndihmës së shpejtë, e reja u deklarua e vdekur.

Viktima është vajza e themelueses së kompanisë “Moneypenny”, e cila gjatë vitit të kaluar shënoi një fitim prej 100 milionë paund.

Lidhur me rrethanat e mbytjes së të resë në pishinë, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al