Transmetuar më 14-08-2019, 20:06
Një gjest shumë i bukur nga Mohamed Salah, shokët e tij të skuadrës dhe trajneri Jurgen Klopp.
Sulmuesi egjiptian i Liverpool bëri disa pasa topi me një fëmije me këmbët e prera, në prag të finales së super kupës së Europës, kundër Chelsea, në fushën e lojës së Vodafone Arena, në stadiumin e Stambollit, ku është planifikuar ndeshja.
Vogëlushi u shfaq dukshëm i emocionuar këtë të martë, në fushën e blertë.
Fëmija bën pjesë në “Uefa Foundation”, shoqata e cila merret me promovimin e personave me aftësi ndryshe, me synim përmirësimin e jetës së tyre.
Kështu vogëlushit iu dhurua një moment i bukur, duke pasuar topin me Salah, pamje të cilat mund ti shihni më poshtë. /a.y/noa.al