Transmetuar më 15-08-2019, 14:37

Patatja- Në rast djegieje patatja ka veti qetësuese. Në vendin e djegur mund të vendosni një fetë patate, ose një lëkurë patateje. Vendoseni sa më parë dhe dhimbja do të zhduket.

Aloe vera– Kjo bimë është një zgjidhje shumë e mirë kundër djegieve të zakonshme por edhe atyre të diellit. Ndaj në rast djegiesh xheli aloe vera iu qetëson menjëherë, mjafton të këpusni një gjethe nga bima që keni në shtëpi dhe do të shpëtoni.

Vaji i ullirit– E ndihmon lëkurën që të rigjenerohet në rast djegie, kjo në sajë të vitaminës E dhe vetive antibakteriale. Aplikojeni direkt në zonën e interesuar.

Mjalti– Përdoret për të dezinfektuar dhe shëruar djegiet me përmasa te vogla. Një veti kryesore e tij është që ndihmon në eliminimin e shenjës. Mjafton që garzën me mjaltë ta ndërroni 3-4 herë në ditë.

Qepa– Lëngu i saj përmban quercitinë, e cila ndihmon për të lehtësuar dhimbjen dhe e shëron më shpejtë. Prisni një qepë të freskët dhe lëngun e saj aplikojeni në zonën e interesuar 2-3 herë në ditë, shkruan noa.al.

Uthulla– Ka veti shumë të mira për të parandaluar infeksione të mundshme si pasojë e djegies. Përzieni sasi të njëjtë uthulle dhe uji dhe lyeni një garzë të cilën më tej duhet ta vendosni në zonën e interesuar. /a.y/noa.al