Pse gjatë verës, meshkujt dhe femrat duan më shumë seks
Transmetuar më 15-08-2019, 20:30

Vera është momenti më i mirë i vitit, kur dëshira seksuale rritet më shumë, si tek mashkulli edhe tek femra… për një sërë arsyesh.

Paola Vinciguerra, psikologe dhe psikoterapeute, pranë Eurodap (Shoqata Europiane e çrregullimeve dhe krizave të panikut) thotë se kush ka momente krize me partnerin/en, duhet të shfrytëzojë karakteristikat e kësaj periudhe të vitit për të rigjetur njeri tjetrin, edhe në intimitet.

Dita dhe drita më e zgjatur, rrisin më shumë intensitetin e çiftit, kjo pasi studime të ndryshme kanë provuar se drita ngacmon retinën e syrit, e cila stimulon prodhimin e hormoneve.

“Nuk është vetëm natyra ajo që stimulon me dritën, por edhe ekspozimi me ngjyrat dhe gjallërinë e jetës në verë. Gjatë stinës së nxehtë, mashkulli tërhiqet më shumë nga femra, e cila ekspozo më shumë linjat”, thotë Vinciguerra.

Sipas saj, vera është një moment rilindje dhe grumbullimi energjie pozitive për sezonin e ri dimëror, shkruan noa.al

“Në verë braktiset teknologjia, për shkak të dëshirës në rritje për të qëndruar në ajër të pastër, nën shoqërinë e miqve dhe partnerit/es. Me pak fjalë vera stimulon rigjetjen e intimitetit të humbur dhe ndihmon çiftet në krizë që të rigjejnë veten”, deklaron ekspertja italiane. /a.y/noa.al

Loading...
Loading...