Transmetuar më 16-08-2019, 12:40

Në udhëtim me gjyshen! Nuk është titulli i ndonjë filmi, por aventura e veçantë që Brad Ryan po bën me gjyshen e tij Joy, 89 vjeçe.

Aventura nisi në vitin 2015, në shtetin amerikan të Ohio, kur nipi, një 35-vjeçar veteran lufte, i propozoi gjyshes së tij e cila kishte punuar deri në moshën 80-vjeçare, që të udhëtonin bashkë.

Gjyshe Joy, ia kishte kushtuar gjithë jetën e saj punës dhe familjes, duke humbur kështu mundësinë për të parë brigje, male dhe vende të mrekullueshme, ndërkohë që nipi i dha mundësinë për të rikuperuar kohën e humbur.

Joy jo vetëm, nuk e kishte parë kurrë detin, por nipi i saj shpjegoi se gruaja nuk kishte admiruar kurrë një mal apo rërën. Brad, pas vetëvrasjes së një shokut të tij në ushtri, vendosi që jeta e tij të ndryshonte dhe paralelisht ndihmoi gjyshen që të shikonte botën.

Bashkë me nipin, gjyshja ka përjetuar aventura të pabesueshme, duke fjetur në tendë, duke vizituar parqe dhe brigje, të cilat nuk i dinte se ekzistonin.

Qëllimi i tyre është që të shohin 61 parqe në të gjithë SHBA-të, por deri më tani kanë parë 29, shkruan noa.al.

Ata synojnë që ta përmbyllin aventurën e tyre vitin tjetër, kur gjyshja Joy do të fikë 90 qirinj. /a.y/noa.al