Pagjumësia është një prej problemeve më të rënda që mund të përjetojë trupi i njerit.
Sipas studimeve, ekziston një kategori prej tetë ushqimesh të cilat ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së gjumit.
1.Qershitë
Qershitë janë ndër të paktat ushqime natyrale që përmbajnë melatonin, kimikate përgjegjëse për orën tonë biologjike.
Një studim ka zbuluar se pirja e lëngut të qershisë ka përmirësuar disi kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit tek të rriturit që vuajnë nga pagjumësia.
Oriz jasemini
Orizi i jasemini ka një indeks të lartë glicemik, që do të thotë që trupi e tret atë ngadalë, duke lëshuar sheqerin ngadalë dhe gradualisht në rrjedhën e gjakut.
Një studim i botuar në American Journal of Clinical Nutrition në 2007 zbuloi se ngrënia e orizit jasemini katër orë para gjumit ndihmon njerëzit të bien në gjumë më shpejt.
Patate të ëmbla
Përveç se janë karbohidrate komplekse, ato përmbajnë gjithashtu kalium, i cili ndihmon në relaksimin e muskujve të trupit.
Çaj herbal, Valerian dhe Kamomil
Një numër studimesh kanë zbuluar që rrënja e bimës valeriane përshpejton cilësinë e gjumit. Disa pohojnë se prodhimet e bëra nga bimët valeriane, kamomili dhe kalendula, kanë një efekt nxitës të gjumit.
5.Qumësht
Qumështi përmban aminoacidin triptofan, i cili është një nga materialet e përfshira në prodhimin e serotoninës në tru.
6.Banane
Bananet stimulojnë gjumin, sepse ato përmbajnë kalium dhe magnez, substanca natyrore përgjegjëse për relaksimin e muskujve të trupit.
7.Gjel deti
Si qumështi, mishi i gjelit të detit përmban triptofan, dhe rrit cilësinë e gjumit.
Drithërat
Provoni të hani një tas me drithëra të plota për darkë (me qumësht, i cili ka kontributin e vet për gjumin).