Transmetuar më 17-08-2019, 17:14

Piratët kanë rrëmbyer tetë anëtarë ekuipazhi, të cilët ndodheshin në një anije mallrash, pranë brigjeve të Kamerunit.

Kompania gjermane MC-Schiffahrt njoftoi në faqen zyrtare se skuadra e emergjencave po bashkëpunon me autoritetet lokale që të lirojnë të rrëmbyerit.

Bastisja dhe rrëmbimi ndodhi mbrëmjen e së mërkurës, më 14 gusht, kur anija po ankorohej në Douala të Kamerunit.

Anija, e njohur me emrin MarMalaita, kishte 12 anëtarë ekuipazhi në momentin e rrëmbimit.

Tre prej të rrëmbyerve janë shtetas rusë, ndërsa nacionaliteti i anëtarëve të tjerë nuk dihet ende./a.m/noa.al/