Transmetuar më 18-08-2019, 12:53

Pronari i lokalit që u arrestua nën akuzë për dhunën e ushtruar ndaj turistëve spanjollë doli sot para gjykatës.

Pas seancës gjyqësore, gjykata vendosi masën “arrest me burg” ndaj tij.

Mihal Kokëdhima ka pasur një bisedë me avokatët e tij para nisjes së seancës gjyqësore, ndërsa ishte ulur bashkë me ta në vendin e të paditurit.

Mihal Kokëdhima ndër të tjera u shpreh se ngjarja bëri bujë, ndërsa ai nuk ka pasur ndërmend të dhunonte turistët.

Mihail Kokëdhima pranoi në gjyq se edhe me Kryeministrin Rama ka njohje, madje  e “ka mik”.

Ai kërkoi të lënë të punojë, pasi është i pafajshëm dhe nuk ka kryer vepër penale. /a.m/noa.al/