Transmetuar më 18-08-2019, 14:10

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Francë.

Një kamerier i cili ishte i punësuar në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, u qëllua për vdekje të premten nga një klient i pakënaqur, pasi sanduiçi i tij nuk u përgatit shpejt.

Rreth orës 9:00 të së premtes, punonjësit e restorantit të vogël, vendosur në rrëzë të një ndërtese në Noisy-le-Grand, thërritën oficerët e policisë pasi “një prej kolegëve të tyre u qëllua dhe u plagos”.

28-vjeçari vdiq në vend pavarësisht ndërhyrjes.

Autori i dyshuar, i cili qëlloi me një armë zjarri, u largua dhe është shpallur në kërkim. Sipas të pranishmëve, “ai kishte qenë i pakënaqur sepse sanduiçi i tij nuk ishte përgatitur aq shpejt.”

Zyra e prokurorit publik të Bobigny i tha AFP se kishin hapur një hetim për vrasje, që i është besuar policisë gjyqësore të Seine-Saint-Denis.

Të shtunën, para restorantit që shërben pica dhe sanduiçe, disa banorë thonë se janë befasuar shumë nga drama, duke dënuar ashpër ngjarjen.