Transmetuar më 18-08-2019, 15:02

Uniformat blu të Librazhdit kanë parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me pasoja të rënda brenda në një familje.

Sipas policisë është bërë i mundur ndalimi i 41 vjeçarit V.M., i cili në gjendje të dehur ushtronte dhunë fizike ndaj nënës së tij si dhe kërcënonte me thikë vëllain, se do ta vriste.

Por në një nga momentet e agresivitetin të tij të zakonshëm, pas sinjalizimit në kohë, ka qenë ndërhyrja e policisë që ka  bërë të mundur neutralizimin e personit në fjalë.

Policia tha se atij i është sekuestruar edhe një armë e ftohtë, thikë, në momentin e ndalimit. /a.m/noa.al