Transmetuar më 18-08-2019, 15:34

Trupi i pajetë i një personi është gjetur mëngjesin e sotëm  në Durrës nga një peshkarexhë.

Viktima i seksit mashkull dhe në gjendje të dekompozuar, është gjetur në det, 4 milje larg bregut të detit.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të qytetit për ekspertizë mjeko-ligjore.

Sipas burimeve policore, nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë.

Nga këqyrja nuk nuk janë evidentuar dhenj dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjymtyrët por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/