Teatri, Rama citon Marjana Kondin: Nevojë për një të ri dhe të mirëmbajtur
Transmetuar më 18-08-2019, 15:57

Kryeministri Edi Rama ka sjellë opinionin e një tjetër aktoreje lidhur me çështjen e Teatrit të ri Kombëtar.

Në një postim në “Facebook”, Rama  ka publikuar dëshminë e aktores, Marjana Kondi e cila shprehet se është pro ngritjes së një godine të re të Teatrit Kombëtar dhe prishjes së godinës ekzistuese.

Teatri aktual sipas Marjana Kondit nuk përmbush asnjë lloj kriteri për t’u vendosur shfaqje dhe se nevojitet një teatër i ri dhe bashkëkohor.

Postimi i plotë, i kryeministrit Edi Rama

Mariana Kondi, e cila i ka dhënë publikut shumë personazhe të spikatur në skenë e në ekran, është një nga aktoret që ka mbledhur më shumë duartrokitje në sallën e Teatrit Kombëtar. Ajo ka një qëndrim të qartë në debatin për godinën e teatrit, njësoj si shumica dërrmuese e komunitetit teatror.

MARJANA KONDI:

Përtej së kuqes, llozhave, poltronave dhe perdes kadife, lëngonte një teatër i amortizuar e i braktisur nga instancat shtetërore. E kuqja e sallës ishte skuqja nga turpi i këtij shpirti që vuante. Të tillë për fatin e keq e gjej dhe sot. Kjo gjendje shton nevojën për të kërkuar një teatër të ri, të mirëmbajtur, me të gjithë elementët teknik si hapësira skenike, akustika, numri i sallave, elementët audio dhe ndriçim, kapacitet të lartë të vendeve për publikun, ambiente bashkëkohore pune për aktorët. Dhe këtë s’e kërkoj për vete, por për gjeneratat që do vijnë. Kërkesa për një teatër të tillë (pa cënuar asnjë centimetër nga territori ekzistues). Ndaj mbështes çdo iniciativë që kërkon t’i japë kombit, qytetit, publikut, aktorëve, regjisorëve, një teatër që kemi dashur, por pa gjymtuar shtratin e sotëm të teatrit./a.k/noa.al/

Loading...
Loading...