Transmetuar më 18-08-2019, 17:13
Foto ilustruese

Një makinë ka dalë nga rruga në aksin Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur "Shkalla Mavrovë", ku për pasojë ka ndërruar jetë një person.

Mësohet se automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.

60-vjeçari është transportuar në gjendje kritike në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë në spital.

Bëhet e ditur se ai ishte pasagjer në makinë.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/