Transmetuar më 18-08-2019, 17:49

Zaho Lika është personi që mbeti viktimë e një aksidenti të rëndë, në aksin Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur "Shkalla Mavrovë".

Ai ishte pasagjer në makinën e cila drejtohej nga Çerçez Seferaj, që për fat të mirë është jashtë rrezikut për jetën.

Automjeti ka dalë nga rruga dhe përplasja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen Zaho Likës.

Ky i fundit u transportua për ndihmë mjekësore, por humbi jetën në spital.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /k.k/noa.al/

Aksident i rëndë, humb jetën një person pas daljes nga rruga të makinës